5-vjeçari futet në det i vetëm, rrezikoi mbytjen
Pëlqej
Një fëmijë 5-vjeçar rrezikoi të mbytej në det, pasditen e sotme në një plazh privat në Sarandë. Vogëlushi B.B shoqërohej nga daja i tij, i cili për pak çaste e ka humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej i vetem në det.

Fëmija është nxjerrë nga uji në gjendje tepër të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Autoritetet shëndetësore e kanë parë të arsyeshme që ta transferojnë vogëlushin në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë e transportoi të voglin të Tiranë.


Shtuar më 09/08/2014, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori