Berisha i kërkoi dorëheqjen, i përgjigjet Alibeaj: Pushtove selinë, do të hiqesh si triumfator

Në mbledhjen e grupit të PD-së ka pasur debate mes kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Berisha në lidhje me vendimin e gjykatës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt me arsyetimin e se ky i fundit ka çuar në apel PD-në.

Në përgjigje, Alibeaj është shprehur: Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë./albeu.com