5 të arrestuar për Rinasin, por paratë kanë avulluar
Policia kapi sot edhe E.Pikulin, 32 vjeç nga Kruja duke e çuar në pesë numrin e personave të arrestuar dhe ndaluar në lidhje me super grabitjen në Rinas.

Në atë grabitje ku u vra edhe Admir Murataj u morën rreth 6 milion euro, të cilat përkojnë me të paktën katër thasë më para.

Megjithëse deri më tani janë trumpetuar pesë arrestimet, nuk është zbardhur ende e plotë dinamika e ngjarjes, rolet e të arrestuarëve në këtë grabitje, etj., por mbi të gjitha, nuk dihet ende se ku janë paratë.

Dyshohet se ishin pesë persona që ekzekutuan këtë grabitje, ku përveç Admir Muratajt që u vra dhe Oltion Veselit që dyshohet se ishte në pistë, nuk është kapur asnjë tjetër nga ata që e aplikuan planin, pasi shumica e të arrestuarëve janë persona që kanë lidhje indirekte me ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori