Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Sot, 19 mars, në Mal të Zi të dielën mbahen zgjedhjet presidenciale ku konkurrojnë shtatë kandidatë.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor./albeu.com/


Shtuar 19.03.2023 08:22