5 mln lekë për një certifikatë, kandidatit të PS në Lezhë i prishin mitingun
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar kandidatin për deputet të Partisë Socialiste Gjetan Gjetani, i renditur i treti në listë. Berisha shkruan se Gjetani i ka marrë 5 mln lekë për certifikatën e legalizimit një fshatari.

Sipas Berishës kandidatit për deputet i kanë zënë pritë në fshatin Mali i Bardhë dhe nuk e kanë lënë të kalojë duke i prishur takimin elektoral.

STATUSI I BERISHËS

Narko-kandidati nuk pranohet në fshatin Mali i Bardhe!

Ai ndëshkohet për korrupsionin e tij!

Qytetari dixhital denoncon:

Narko-Kandidatin e Lezhës, Gjetan Gjetani, një fshatar, të cilit i kishte marrë 5 milionë lekë për t’i dhënë certifikatën e verdhë, i zënë rrugën tek shkonte në takim elektoral në fshatin Mali i Bardhë. Takimi u anulua!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Z.Berisha para 3 ditësh kandidati i PS Gjetan Gjetani në qarkun Lezhë kishte takim në fshatin Mal-Bardhë të Kurbinit, por dikush nga fshati ju zuri rrugën dhe nuk i lejoi të hynin në fshat; ai i kërkoi kandidatit 5 milionë lekët që i kishte marrë për t’i dhënë certifikatën e verdhë. Pas shumë debatesh takimi u anulua. Respekte z.Berisha”. /albeu.com/


Shtuar më 09/06/2017, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori