5 marinarë shqiptar janë "peng" në Libi, reagojnë autoritetet shqiptare
Pesë marinarët shqiptarë të ndaluar në Tripoli vazhdojnë të mbahen aty nga autoritetet e Libisë.

Ndërkohë sot Drejtoria Detare shqiptare iu bën thirrje pronarëve të anijeve shqiptare të shmangin qëndrimin në portet e Sirisë dhe Libisë pas rastit të anijes me 5 shqiptarë në bord që mbahet “peng” prej disa ditësh.

Sipas, drejtorit të Drejtorisë detare Gazmend Tahiri portet e këtyre vendeve janë të pasigurta për jetën e ekuipazheve të anijeve shqiptare, prandaj dhe duhet të shmangin qëndrimin.

Po sot thirrje për të liruar detarët e saj ka bërë edhe pala malazeze, e cila është prononcuar për BIRN duke I bërë thirrje qeverisë libiane për të liruar dy oficerët bën me dije Libyan expres, përcjell "Panorama".

Kujtojmë që në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë.
Shtuar më 19/09/2017, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori