5 automjete përfshihen në një aksident në Milot
Pëlqej
Foto ilustruese
5 automjete janë përplasur me njëra tjetrën në Milot ndërsa shkaktari i këtij aksidenti është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sipas dëshmitarëve okular, në këtë aksident fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa janë dëmtuar makinat e përfshira në aksident.

Policia po vijon hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2014, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori