5 akuza nipit të Enver Hoxhës, rrezikon 15 vjet burg
Në bazë të shkrimit të botuar sot nga "GSH", nipi i Enver Hoxhës rrezikon deri në 15 vjet burg. Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, i cilësuar si financues i një rrjeti të fuqishëm kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, është fotografuar teksa shoqëronte dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Walther Moreno, të cilët u arrestuan në ish magazinat e rezervave shtetërore në Xibrakë të Elbasanit.

Prokuroria kishte urdhëruar vëzhgimin e të dyshuarve, ku disa prej tyre u përgjuan në një drekë në një lokal në Elbasan, ku flisnin për pazaret e drogës.

Mbi Ermal Hoxhën dhe të tjerët rëndojnë të paktën 5 akuza, mes të cilave "grupi i strukturuar kriminal" dhe "prodhim lëndësh narkotike", i cili kur kryhet në bashkëpunim, dënohet deri në 15 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori