48-vjeçarja nga Tirana "ndan" të dashurin 10 vjet më të ri pas kallëzimit në polici

Një grua që e ka burrin në burg dhe që ra në dashuri me një djalë beqar, ka kërkuar mbrojte në polici, jo prej burrit të saj i cili po vuan një dënim prej 20 vitesh, por prej të dashurit që kërkon lidhje intensive.

Gruaja e cila synonte të mbante një lidhje të fshehtë dhe larg syve të të gjithëve, është gjendur nën kërkesat e të riut, i cili jeton me qera në periferi të Tiranës dhe i lutet asaj që ta ndajnë jetën bashkë.

Por teksa historia e tyre ka zgjatur disa vite, 38-vjeçari kërkon që ajo të bashkejetojë me të. Këto kërkesa janë refuzuar nga gruaja që ia ka bërë të ditur se “është një grua e martuar dhe nuk e braktis të shoqin”.

Gruaja me inicialet V.B., nga Tirana – sipas burimeve të Gazetës “Si” – është e moshës 48-vjeçe dhe ka dy fëmijë.

Ajo u njoh me 38-vjeçarin në vendin ku punonte dhe, sipas saj, kur ai u bë posesiv, ajo u tremb prej tij dhe nxitoi t’i japë duart.

“Dilemat nisën kur kërkonte të flija në shtëpinë e tij dhe këtë nuk ia plotësoja dot, pasi jam kryefamiljare dhe kam fëmijë për të rritur”, thotë 48-vjeçarja">48-vjeçarja në polici.

Gjithsesi, kur ajo kur ka parë të dashurin që t’i shoqërohet në komisariat më vonë, ka tentuar ta lehtësojë pozitën e tij.

“Rashë në dashuri me të dhe vitin e fundit hymë në krizë. Ka filluar të ushtrojë dhunë psikologjike, “do të vras” më tha.

“Ti nuk e gëzon jetën me askënd tjetër përveç meje”, më tha”, shprehet në komisariatin numër tre 48-vjeçarja">48-vjeçarja nga kryeqyteti.

Sipas saj, i dashuri beqar ka shfaqur shenja xhelozie për bashkëshortin që gruaja e ka në burg.

Sipas denoncueses, burri i dashuruar dhe më i vogël se ajo në moshë, kishte arritur deri aty sa kishte nisur ta kërcënonte edhe nga i shoqi.

“Më kërcënoi për burrin që kam në burg, pasi sipas tij nuk do ta gëzoja dot kur të dilja, me një fjalë u bë i frikshëm. Bashkëshortin e kam pritur tërë këto vite. Nuk mund ta falja për këtë kanosje që më bëri, ky djalë e dinte që jam e martuar, por nuk kontrollohet më dhe kërkon të jetoj me të”, shprehet denoncuesja.

Agjentët e policisë e kanë pyetur gruan e të dënuarit që të tregojë raste konkrete dhe me dëshmitarë në të cilat ajo është kërcënuar. Këto pyetje të agjentëve drejtohen për t’u bindur që 48-vjeçarja">48-vjeçarja është në vështirësi dhe se nuk po përdor uniformat blu për të mbyllur një lidhje të fshehtë.

“Ishte errësuar. Mbase ishte ora 18.00, dola në dyqan të blija diçka për darkën. Nuk ia kisha hapur telefonin tërë ditën. E pashë që kishte kapërcyer murin dhe ndodhej në avlli. Më tha hajde me mua, më shtriu përtokë, më kapi për fyti. Ishte i nevrikosur”, detajon 48-vjeçarja">48-vjeçarja, duke shtuar se ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe të dalë nga oborri i banesës private.

“I shkova mbrapa në lokal, ai mori çaj kurse unë një teke raki. Ishte i tensionuar dhe u përpoqa ta qetësoja. Më pas shkuam tek një zgarë, jemi ulur të dy dhe porositëm për të ngrënë. U mundova sërish ta qetësoj. Ai mori kafe unë mora veç ushqim edhe një teke raki. Gjatë bisedës që po bënim, ai mori pirunin dhe ma drejtoi në fytyrë, më paralajmëroi: “Unë t’i nxjerr sytë, nuk ke pse tallesh me mua. I them burgut hapu dhe nuk ta bëj burgun hallall”. Nga frika i kërkova falje”, shton gruaja, e cila i ka detyruar policët që të shkruajnë fjalë për fjalë çfarë thoshte ajo.

Sakaq policët e kanë pyetur se përse ajo pas sulmit nuk u mbyll në shtëpi, por doli për të pirë alkool në lagje. Gruaja pretendon se këtë veprim e kreu për të mos shkaktuar zhurmë në shtëpi dhe mandej në lagje.

“Mbasi mbaruam së ngrëni, më kërkoi të çoja bukën në shtëpi dhe ta shoqëroja në banesën e tij. Ai jeton vetëm. Atë natë qëndrova me të, kaluam mirë dhe nuk patëm debate. Por e kam të pamundur t’i ndaj netët me të”, rrëfen gruaja. Ajo tregon se, pavarërisht frikës, ajo qëndroi atë natë me të dashurin që kishte vendosur ta linte pasi ai i kishte marrë telefonin dhe gruaja shpresonte që t’ia kthente. Gruaja thotë se i dashuri ia dha telefonin përpara largimit nga banesa e tij.

“Në mëngjes shkova në shtëpi dhe u shtriva pasi nuk ndihesha mirë. Më telefonoi nga dreka, më urdhëroi “hajde të pijmë kafe”. I thashë “po më zien truri, se kam fëmijë e kam halle e më duhen të ardhura”.

Më vonë më telefonoi dhe më kërkoi të dilja tek porta se do të më jepte para”, shton gruaja, sipas të cilës çdo sjellje e saj nuk e ka stepur të dashurin që t’i qëndronte në dispozicion.

Gruaja tregon se pas kësaj, mbasdite i dashuri i saj ka shpërthyer sërish në nerva dhe sërisht shkak ka qenë mos hapja e telefonit; diçka që ajo po e eksperimentonte për ta mësuar djaloshin me mungesën e saj.

“Afër darkës më telefonoi, nuk ia hapa telefonin. I ra shumë herë dhe iu përgjija, më kërkoi të dilja. Kur refuzova dhe i tregova se isha sëmurë, më kanosi. Nuk iu përgjigja, mandej erdhi në portë dhe e godiste me forcë dhe shante. Në këtë moment telefonova 129 dhe kërkova ndihmë”, shton 48-vjeçarja">48-vjeçarja.

Ajo pranon se ndihet e kërcënuar, por kur është pyetur nga policët për arrestimin e 38-vjecarit, ajo ka kundërshtuar.

“Jo, mos e arrestoni, nuk kam frikë për jetën. Nuk më ka rrahur, por po ushtron dhunë psikologjike dhe kjo më streson. Nuk dua të vijë pas meje, ndaj e denoncova”, shton më tej gruaja që me kallëzimin e saj duket se tashmë ia ka dalë mbanë që të ndahet.
Shtuar më 08/02/2021, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori