48 oficerë doganorë serbë të Kosovës japin dorëheqje
Albeu.com
Fillimisht këta oficerë kanë qenë të pezulluar nga puna për shkak të mosparaqitjes në vendin e punës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt.Nga Shërbimi Doganor i Kosovës kanë dhënë dorëheqjen 48 oficerë serbë, njoftuan zyrtarët e këtij shërbimi. Fillimisht këta oficerë kanë qenë të pezulluar nga puna për shkak të mosparaqitjes në vendin e punës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt.
Zëdhënësi i Shërbimit Doganor të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se dorëheqja e këtyre oficerëve nuk paraqet problem, pasi shumë shpejt vendet e tyre do të plotësohen me oficerë tjerë që do të përzgjidhen me konkurs.

"Shërbimi Doganor e ka një konkurs të hapur momentalisht për pranimin e oficerëve doganorë. Është interesant të përmendet se pavarësisht që 48 oficerë e kanë braktisur punën, Shërbimi Doganor i Kosovës ka pranuar një numër të madh të aplikacioneve për punësim nga vetë minoritarët serbë. Pra kjo tregon që edhe këta pjesëtarë janë të interesuar të kyçen dhe të punojnë në Shërbimin Doganor", theksoi Stavileci.

Në mesin 567 oficerëve doganorë në gjithë Kosovën, aktualisht 12 janë serbë, të cilët nuk e kanë bojkotuar punën fare. (QIK)
Shtuar më 23/05/2008, ora 01:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori