4 lojtarë të Barçës mund të largohen nga klubi këtë javë

Barcelona ka qenë shumë aktive në tregun e transferimeve këtë verë. Kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e merkatos, por klubi nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin. Katër lojtarë mund të largohen nga Camp Nou menjëherë këtë javë.

Nga drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany, priten mrekulli të minutës së fundit, siç ndodhi verën e kaluar kur Luk de Jong iu bashkua skuadrës së Barçës dhe Antoine Griezmann shkoi në Atletico Madrid, shkruan albeu.com.

“Duhet të bëhen disa transferime, pas të cilave do të marrim fonde që mund të investojmë në lojtarë të rinj”, tha Alemany pas ndeshjes së Barcelonës me Valladolidin.

“Ne po monitorojmë situatën në tregun e transferimeve. Nuk po fokusohem në ndonjë gjë të veçantë, të shohim çfarë mundësish kemi. Për momentin, detyra jonë është shitja.

Një nga kandidatët kryesorë për largim është Pierre-Emerick Aubameyang. Barcelona shpreson të shesë me fitim lojtarin, i cili iu bashkua klubit në dimër si lojtar i lirë për një marrëveshje 2 vjeçare, por Xavi e ka bërë të ditur se nuk po llogarit tek ai apo tek Serginho Dest. Le të shohim se çfarë pritet për të dy lojtarët këtë javë. /albeu.com/