Ngacmoi seksualisht një grua, e pëson dy herë 48-vjeçari, e rrahin dhe më pas e arreston policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua. 48-vjeçari A.Rr nga Shëngjergji i Tiranës, ka ngacmuar seksualisht bashkëfshataren e tij.

Për këtë ngjarje policia ka nisur procedimin penal edhe për 44-vjeçarin A.M i cili ka rrahur A.Rr pas gjestit që i ka bërë së afërmes së tij, si dhe i ka dëmtuar mjetin.

Njoftimi:

A.Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Në lidhje me këtë rast ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. Rr. dhe ka dëmtuar automjetin e tij;


Shtuar 1.08.2023 16:53