45-vjeçari tregon arsyet pse donte t'a helmonte vjehrri: Duan pasurinë
Ka vijuar edhe sot të trajtohet në emisionin me "Zemër të Hapur" në News24 historia e 45-vjeçarit me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, por me banim në Tiranë, i cili ka rrëfyer historinë e martesës tij si dhe tentativën sipas tij të vjehrrit dhe vjehrrës për ta helmuar.

B.Dafku ka rrëfyer ne emision se ai është martuar para 13 vitesh me Feride Shehaj. Ata sollën në jetë tre fëmijë, shkruan BW.

Dy djem të moshës 13 vjeç dhe 11 vjeç si dhe vajzën që është aktualisht 8 vjeç. Në tre vitet e para të martesës gjithçka shkonte shumë mirë, derisa një ditë ai mësoi se gruaja e tij vuante nga shëndeti mendor.

Ajo ishte e diagnostifikur që në adoleshencë me skizofreni kronike, por familja e saj nuk i kishte treguar të shoqit. Një ditë më parë 45-vjecari tha se vjehrri Emin Shehu ndërhynte shumë në familjen e tyre dhe sa herë që bashkëshorten e kapnin krizat, ajo shkonte tek prindërit dhe shprehej se ishte dhunuar.

Prej 8 muajsh bashkëshortja e tij është larguar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ka nisur edhe procesi i divorcit. Përkohësisht, gjykata dy djemtë i ka lënë tek i ati, ndërsa vajzën tek nëna.

B.Dafku tha një ditë më parë se pak kohë më parë i zbuloi bashkëshortes disa mesazhe të dërguara nga vjehrri i tij, ku ai i bashkëshortes që t’i hidhte fotoksinë atij në ushqim.

"Futja B. Fostoksinën, kujdes pjatat se mos ia hedh kalamajve lexoje dhe fshiji kartat"- shkruante vjehrri. Gjatë ditës së sotme 45-vjecari ka rrëfyer arsyet se pse vjehrri dhe vjehrra kërkonin eliminim e tij. Ai u shpreh se ata kërkojnë t’i marrin pasurinë, pasi ai ka disa toka.

"Unë kërkoj vetëm divorcin me të. Mua më thirri gjykatësi dhe tha që 2 djemtë të qëndrojnë me mua dhe vajza me nënën e saj. Unë i nxora kalamajtë për darkë para vitit te ri dhe u thashë që të marrin edhe mamin të hanim një drekë.

Atë nuk e la vjehrra të dalë se është e sëmurë. Vjehërri dhe vjehrra duhet të vitin këtu dhe të ballafaqoheshin për denoncimin që kanë bërë për mua. Nuk e besoj më tek drejtësia, pas i kam dhënë dy herë raportin e gruas prokurorit për shëndetin gruas dhe ata nuk e morën parasysh.

Ata duan eliminimin tim dhe kanë folur për këtë, pasi kam tokë dhe duan të marrin tokën. Eliminimi im u duhej atyre sepse duan të më marrin pasurinë”- ka rrëfyer ai, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë ai ka hedhur poshtë pretendimet e vjehrrit të tij e mesazhin ja ka dërguar djali i tij 13-vjecar. Ky i fundit në një rrëfim për emisionin me "Zemër të Hapur" tha se gjyshi i ka dhënë 300 mijë lekë që të pranonte se e ka dërguar ai mesazhin për eliminimin e të atit.

"Babi ka sjellje më të mirë se babai. Mami vetëm na rrifte. Ajo na gatuante dhe më pas flinte vetëm gjumë. Ajo rrinte vetëm pak me në më pas ikte tek gjyshi.

Nuk na le gjyshi të takojmë mamin. Ai na bërtet. Gjyshi më dha 300 mijë lekë dhe tha se mesazhet do thuash që i ke shkruar ti, por unë nuk ja mora lekët dhe ai më ka goditur"- ka thënë 13-vjecari. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori