Hill apel Serbisë: Koha t’i vësh sanksione Rusisë, gjej guximin të zgjidhësh konfliktin me Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i ka bërë thirrje Serbisë që të gjejë kurajon dhe t’i vendosë sanksione Rusisë, si dhe të gjejë guximin për të zgjidhur konfliktin më Kosovën.

Deklarata e Hill erdhi gjatë Asamblesë së Dhomës Tregtare Amerikanë në Beograd, ku sipas tij marrdhëniet ekonomike mes SHBA dhe Serbisë janë shumë të mira.

Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe Hillka deklaruar se busulla e Serbisë uhet të drejtohet nga perëndimi.

“Askujt nuk i pëlqen të vendosë sanksione ndaj dikujt, por ajo është pjesë e nevojës për solidaritet dhe qëllim të përbashkët. Serbia duhet të vendosë. Ajo ka kundërshtuar sanksionet për një kohë të gjatë, por ajo kohë po mbaron tani dhe ajo duhet të bëjë atë që është në interesin e saj më të mirë. Ajo që Serbia ka nevojë dhe dëshiron të bëjë është të anëtarësohet në BE. E keqja duhet të kundërshtohet dhe Bashkimi Evropian po e bën këtë”, u shpreh ambasadori amerikan.

Hill tha se një nga sfidat më të mëdha të Serbisë është gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën dhe shtoi se “tensioni dhe destabiliteti nuk do të ndihmojnë asnjërën palë”.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.02.2023 23:06