45 ditë punë, bllokohet aksi nga Dogana tek kthesa e Prezës
Nga sot do të nisë bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

ARRSH bën me dije se në këtë aks do të kryhen punime, të cilat do të zgjasin plotë 45 ditë dhe ky segment do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet.

Dogana e Tiranës do të jetë e aksesueshme nga ana e Vorës.

Devijimi i trafikut do të jetë sipas sinjalistikës provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor thanë se punimet që nisin sot kryhen në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me mbështetjen e për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori