E FUNDIT/ 11 të arrestuar, policia shkatërron grupin e Bajrajve në Shkodër
430 mijë euro kokainë, 4 "bossat" shqiptar bëjnë namin në Itali
Pëlqej
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane e cila trafikonte kokainë.

Operacioni është zhvilluar mes Italisë, Belgjikës dhe Shqipërisë dhe në pranga kanë rënë 7 persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 4 shqiptar dhe 3 italianë.

Hetimi ka nisur tetorin e shkuar, ku gjatë një operacioni ranë në pranga 18 persona, të cilët akuzoheshin për krime dhe lidhje me mafien "Ndragheta".

pranga kanë rënë Aleks Boçi, 38 vjeç dhe Florian Prendi, 31 vjec, të cilët drejtonin trafikun e drogës mes Amerikës së Jugut, Evropës së Veriut dhe Romës.

Droga e llojit kokainë vinte më tej në kryeqytetin italian dhe shpërndahej nga Claudio Cesarini 47 vjeç, e Daniele Ferri 41 vjeç.

Gjithashtu, në trafikimin e lëndës narkotike ishin të përfshirë edhe Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç, të cilët janë arrestuar.

Sipas mediave italiane, droga e sekuestruar kap vlerën prej 430 mijë euro. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori