42 vjeçari plagoset me thikë, autori tentoi t'i shiste hashash
Pëlqej
Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në qendër të Tiranës nga një person që dyshohet se po tentonte t’i shiste një qese me bimë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në zonën prapa Pallatit të Kulturës, kur Policia ka marrë njoftim për një person që ishte goditur me thikë

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.1, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Azgan Cengu, 27 vjeç.

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur 13.25 gramë hashash gjatë kontrollit fizik. Burimet thanë se arrestimi i tij u bë brenda pak minutash pasi kishte ndodhur ngjarja, kur i riu po tentonte t’i fshihej krimit, pasi kishte hedhur thikën me të cilën plagosi 42-vjeçarin me iniciale B.H. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori