408 viktima, thellohet bilanci i viktimave nga cunami e tërmetet
Thellohet bilanci i tragjedisë së Indonezisë, e prekur nga cunami dhe tërmeti, ku deri më tani numërohen të paktën 408 të vdekur.

Pjesa qendrore e ishullit Sulawesi, u godit nga dy tërmete me magnitutë 6.1 dhe 7.5 menjëherë pas cunamit, i cili shkatërroi çdo gjë.

Mediat e huaja raportojnë se në brigje kanë mbërritur kufomat, ndërsa mendohet se bilanci për fat të keq mund të rritet pasi ka ende persona të shpallur të humbur.

Autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori