E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
“40% të pushtetit ja fale Metës”, Rama i përvishet keq komentuesit

Kryeministri Edi Rama pavarësisht se gjendemi në një periudhë të nxehtë politike dhe elektorale për shkak të zgjedhjeve, gjen gjithmonë kohë për tu kthyer përgjigje komentuesve në rrjetin social në Facebook.

Një qytetar e ka ngacmuar kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se 40 % e pushtetit që i ka dhënë populli ia ka falur Ilir Metës. Ndërsa kryeminstri me tone aspak të qeta i tregon “edukatën” komentuesit duke i sygjeruar të bëhet shembull për të rinjtë.

Qytetari: Zoti Edi Rama 40% te pushteteve ja ke faulur Ilir meets, e 40% te pushteteve ,falaja opzites, e per socjalistet merr nje cifteli menje tel e futi ne valle ata te lozin ti bjeri ciftelise se si Artist qe je duhet ti bejesh mire.

Syte ja u zbardhe socjalisteve,votat ti japin socjalistet felat e mbajme i hane te tjeret.me krye ministrin na njgjau si Pune nastradinit qe tha:gjer e bera gomarin te mos haje ai ndgordh.i
Shoh shume rrall socjaliste te afte ne vende drejtuse ne Pune, kurse te pa afte mbijne si puna e gjembave ngado qe i kethen syte.

Arsyeja dihet se kopetencat e zgjedhjes Nuk ja ke Len bazes por i kini marre ju e kjo ka Shjelle sheume anomali.gurin e arren e kini marre ju ne dore.

Te tjerev.ju ke Len ne dore Celsat e kashtes.

Duhet te ndryshoni Menyren qeverrisjes,
Te degjohet baza te respektohet baza,ne zgjdhen hallet e kerkesat e bazes. Boll me llafe, kur njerezit shkojn rruges e llafosen me vete.

Eshte Koha per tu ulur kembe kryq me bazen perti degjuar e zgjidhur hallet qe ata kane ndryshe nje Dite shpejt apo von dote ndeshkoheni Nga ky popull.

Rama: Eqerem mos u qaj hallin socialisteve, se ka kush u’a qan rri pa asnje merak; mos harro edukaten se je edhe goxha burre e duhet te japesh shembull per te rinjte kur flet; dhe mos e harro, jo fele po thele. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2017, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori