40 organizata kerkojne mbylljen e procesit gjyqesor kunder Albin Kurtit
Albeu.com
Procesi gjyqësor i rihapur nga EULEX-i ndaj liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurtit kërkohet të mbyllet sepse ky proces dëmton funksionimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Kështu u tha sot gjatë një takimi me gazetarë, nga Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor, të përberë prej 40 organizatash, raporton RTK.

Kërkesat e Këshillit Kundër Procesit gjyqësor nga ana e EULEX ndaj Albin Kurtit, do t’i drejtohen Kryetari të Kosovës, Qeverisë si dhe Kuvendit të Kosovës tha Valon Murati nga Qendra për të drejtat e njeriut e Universitetit të Prishtinës. Ai po ashtu tha se do t’i drejtohen edhe institucioneve ndërkombëtare duke thënë se ky është proces i montuar politik.

Aktivistja Igballe Rugova thotë se në të njëjtën kohë është formuar Këshilli si dhe në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa nesër në ora 10.00, në kohën e fillimit të procesit gjyqësor, në Prishtinë do të bëhet nënshkrimi i peticioneve nga ana e qytetarëve kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Këshilli po ashtu ka kërkuar të fillohet një proces i pavarur i hetimeve, qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, në mënyrë që të zbulohen përgjegjësit penal për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe për plagosjet e më shumë se 80 personave të tjerë. Nesër në ora 10.00, nis nënshkrimi i peticionit kundër gjykimit të Albin Kurtit.
Shtuar më 14/02/2010, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori