40 mijë nënshkrime nisen drejt institucioneve
Albeu.com
nga Gëzim SulejmaniRreth 40 mijë nënshkrime të grumbulluara nga qytetarët në një peticion për lirimin e të arrestuarve të Brodecit do të dërgohet në Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë,...Rreth 40 mijë nënshkrime të grumbulluara nga qytetarët në një peticion për lirimin e të arrestuarve të Brodecit do të dërgohet në Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe në misionet diplomatike ndërkombëtare që janë prezentë në Maqedoni. Kështu paralajmëruan organziatorët e kësaj iniciative, të mërkurën në Tetovë. Përfaqësuesit e Iniciativës qytetare “Semi Hebibi” dhe të Këshillit të Emergjencës të Fshatit Brodec për lirimin e të arrestuarve e kanë quajtur shumë të suksesshëm aksionin e mbledhjes së nënshkrimeve.
“Qytetarët i janë përgjigjur në mënyrë masovike këtij aksioni, janë deponuar rreth 40 mijë nënshkrime me të cilat qytetarët e shprehin vullnetin e tyre në mënyrë transparente dhe demokratike duke kërkuar lirimin e të burgosurve të pafajshëm. Në prononcimet e tyre qytetarët këto burgosje i karakterizojnë se janë me karakter politik. Këtë mendim të qytetarëve e ndajmë edhe ne, se të burgosurve është duke iu përgatitur një proces i montuar politik”, tha Semi Hebibi, përfaqësues i Iniciativës qytetare duke prezantuar nënshkrimet e grumbulluara. Ndërkohë, Shpend Dauti, nga këshilli i emergjencës, shfaqi shpresën se tani më do të lirohen personat e pafajshëm të cilët mbahen me muaj të tërë në paraburgim pa asnjë faj dhe asnjë argument. Ai tha se pas peticionit, do të ngadhënjej e vërteta. Organizatorët e këtij aksioni, kanë qenë të obliguar të marrin një hap për mobilizim kaq të madh për grumbullimin e dhjetëra mijëra nënshkrimeve, pasi që përpjekjet tjera të tyre për të liruar qytetarët e pafajshëm të Brodecit nuk kanë pasur sukses. “Edhe pse janë informuar të gjithë faktorët relevant në RM, kryetari i shtetit, qeveria e Maqedonisë, partitë politike, ambasada Bashkimit Evropian, ambasada e SHBA-ve si dhe të tjerë, përsëri nuk kemi pasur sukses” theksoi Dauti
Nënshkrimet e grumbulluara do tu dorëzohen, Parlamentit, Qeverisë, si dhe përfaqësive diplomatike. Përfaqësuesit e iniciativës qytetare, këshillit të emergjencës dhe familjarëve të arrestuar thonë se nëse nuk merret parasysh peticioni, do të ndërmerren masa të tjera diplomatike deri në brodecasve të pafajshëm. Ndryshe, nga ana e policisë në aksionin policor “Stuhia Malore” me 7 nëntor në Brodec të Malësisë së Sharrit, u burgosen 13 persona, të cilët ende mbahen në paraburgim. (LAJM)
Shtuar më 06/03/2008, ora 20:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori