40 deputetë dhe 9 ministra s'kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit
40 deputetë dhe 9 ministra nuk e kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Këtë lajm e ka përcjellë zëdhënesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, e cila ka apeluar ligjvënësit, ministrat, kryebashkiakët dhe këshilltarët e bashkive, se kanë afat deri më 4 maj për të dorëzuar formularin pranë KQZ-së.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, formularin nuk e kanë dorëzuar: 40 deputetë, 9 ministra, 27 kryebashkiakë dhe 361 këshilltarë.

“Aktualisht nga 1.836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1.379 ose 75.1 % e tyre.

Për t’ju ardhur në ndihme funksionarëve, të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016”, tha Hoxha.

Formulari i vetëdeklarimit ndodhet në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2016, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori