4 vite burg për drogë, kapet i shumëkërkuari në Fier
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një shtetas 41-vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka vënë në pranga shtetasin Lutfar Xhafa, banues në Kuman.

Njoftim i policisë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve i dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për ndalimin e shtetasit:

-Luftar Xhafa, 41 vjeç, banues në Kuman, Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me vendimin e datës 28.06.2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com
Shtuar më 18/01/2018, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori