4 ton drogë në jaht, ja kush janë shqiptarët e arrestuar (FOTO LAJM)

Mediat italiane kanë zbuluar fotot e tre shqiptarëve që u kapën dje me 4 ton hashash në një jaht në brigjet italiane.

Policia ka publikuar fotot e tre shqiptreve te arrestuar brenda jahtit me flamurin e SHBA e te mbushur me gati 4 ton marijuane: personat me inicialet M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç, të tre shqiptarë.

Anijet italiane, por edhe të roja ndërkombëtare që patrullonte i eshte vene pas jahtit pasi ishte pikasur qe me pare, shkruan TCH.
Pas ndjekjes është bërë bllokimi se bashku me drogen, e cila ne fillim u tha se kishte vlere 40 mije euro, por me pas u deklaruar se behej fjale per nje vlere ne treg prej 100 mije eurosh.

Detajet e para per te arrestuarit

Për shkak të sekretit hetimor, policia rezervohet të japë identitetin e tyre dhe moshën, 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë.

Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira.

Jahti me flamurin amerikan është pikasur nga Guardia di Finanza italiane në ujërat territoriale në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes dhe me suport ajror është bërë i mundur bllokimi i tij në det.

Paraprakisht, rezulton se jahti nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës, vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro.

Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate.

Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua ndërsa nga analizat e zhvilluara mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantët janë duke shfytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori