4 të rinjtë shqiptarë humbasin jetën në Gjermani
Të rinjtë shqiptar që emigrojnë drejt Gjermanisë tashmë janë shtuar shumë në numër.

Ama një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë.

Një qytetar ka treguar me një mesazh për JOQ se katër djem të rinj të moshës 23-24 vjeç kanë humbur jetën teksa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë.

Familjari kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve në Gjermani për të ditur më shumë informacione lidhur me ngjarjen, pasi pronari për të cilin punonin të rinjtë shqiptarë ishte italianë dhe e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë për të mos dëmtuar imazhin e tij.

Të tjerë familjarë kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve të cilët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Gjatë kohës që kanë qenë duke punuar, vinçi është rrëzuar duke shembur murin. Muri u ka rënë sipër duke u marrë jetën të rinjve.
Shtuar më 15/03/2019, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori