Policia e
Vlorës ka zhvilluar një operacion për kapjen e
personave të shpallur në kërkim për vepra penale që lidhen
kryesisht me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se aksioni është përqendruar
kryesisht në fshatrat e lumit të
Vlorës, ndërsa 4 persona janë
arrestuar në fshatin Kote.
Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se një prej
personave të
arrestuar është i dyshuar për djegien e një makine në qytetin bregdetar të
Vlorës.
Shtuar më 14/01/2020,
ora 18:20