4 në pranga, sekuestrohen armë e municione në Vlorë
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Sektori i Krimit të Organizuar, ka bërë të mundur realizimin e operacionit të koduar "ORIKU", duke arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" shtetasit:

1. Viktor Durmishaj, 49 vjeç, lindur në Fier, banues në Radhimë - Vlorë;

2. Rilind Kutelaj, 29 vjeç, banues në fshatin Dukat i Ri - Vlorë;

3. Xhovalin Hodo, 23 vjeç, banues në Orikum - Vlorë;

4. Denald Hoxhaj, 21 vjeç, banues në Orikum - Vlorë;

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në automjetin tip "Audi" me targë AA124FZ, drejtuar nga shtetasi Rilind Kutelaj, duke udhëtuar në aksin rrugor nga fshati Dukat në drejtim të Orikumit, janë kapur në flagrancë buzë detit pranë vendit të quajtur "Pashaliman", duke poseduar me vete 1 armë zjarri "Pistoletë model 57" bashkë me 5 fishekë (iu gjet në brez drejtuesit të mjetit), si dhe brenda në automjet është gjetur 1 armë zjarri tjetër "Automatik model 56”, bashkë me 5 fishekë, nën shoqërinë e shtetasve të tjerë të arrestuar.

Gjithashtu, shtetasi Denald Hoxhaj, akuzohet edhe për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë narkotike "Cannabis sativa" me lartësi 160 cm.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 automjet tip "Audi" me targë AA124FZ,
- 1 armë zjarri "Automatik model 56",
- 1 armë zjarri "Pistoletë model 57",
- 2 krehëra,
- 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- 5 aparate celularë. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori