Tomori: Një ndeshje e keqe në Londër dhe më pas një fitore e madhe ndaj Juves

Si ishte reagimi juaj dhe i skuadrës pas parqaitjes në Londër? Kjo është një nga pyetjet e parashtruara në konferencën për shtyp për Fikayo Tomori, mbrojtësit të Milanit, i cili në prag të ndeshjes kundër Chelsea, sfidë e vlefshme për ditën e katërt të fazës së grupeve të Champions League u përgjigj hapur.

“Ajo ndeshje në Londër mbaroi me atë rezultat sepse ne kemi luajtur një lojë të keqe, nuk kemi parë paraqitjen tonë të zakonshme.

Nuk treguam atë që mund të tregonim, por me Juventus reaguam dhe arritëm të merrnim një fitore të madhe. Kjo na lejoi të rikuperohemi”, është shprehur Tomori./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 10.10.2022 15:41

Tags: ,