4 km rradhë në doganë, Fatos Nano me "bishën" e tij nuk do t'ia dijë (FOTO LAJM)

Gjatë sezonit veror, në pikat doganore shqiptare fluksi i makinave që kalojnë kufirin shkon në vargje kilometrike.

Një makinë e veçantë u ka rënë në sy atyre që do të kalonin në pikën doganore të Hanit të Hotit dhe kjo jo vetëm për targën e veçantë.

Ishte pikërisht ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano i shoqëruar me bashkëshorten e tij Xhoanën në një makinë super luksoze tip “Masserati Levante” me targë 007 OV.

Makina na lënë pas të gjithë vargun e makinave që prisnin dhe ka kryesuar radhën duke u kaluar para.

Qytetari i habitur nga skena shkruan:

Pershndetje kjo makina këtu esht e Fatos Nanos. Nderkohe në piken doganore Hani i hotit, ishte radha 4 km. Ai hyri para dhe doli i pari ne rresht, kaloi gjithë vargun. Ishte bashke me te shoqen. Klb.”/joq/



Shtuar më 29/07/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori