Milan, entuziazmi në qiell: Mbi 200 mijë kërkesa për bileta ndaj Atalantës

Entuziazmi i kuqezinjve vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale për shkak të dy sfidave të fundit të Scudettos.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, 75 mijë biletat e disponueshme për ndeshjen kundër Atalantës janë shitur të gjitha. Por siç shkruan “Gazzetta”, kërkesa për bileta ka qënë pothuajse tre herë më e lartë se numri i vendeve në stadium.

Kanë qënë rreth 200 mijë kërkesa nga tifozët e Milanit për të parë ndeshjen në stadium, por kjo sigurisht që nuk është e mundur prej kapacitetit.

Kështu shumë tifozë do të gjenden te sheshi jashtë stadiumit për të ndjekur ekipin e tyre ndaj Atalantës, dhe mendohet se do të jetë ndeshja e fundit e vështirë për ekipin e Piolit, ku është shumë pranë fitimit të titullit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.05.2022 12:31