Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe
Biden, do të përurohet këtë të mërkurë (20 janar) në një ceremoni që do të shënojë zyrtarisht fundin e udhëheqjes së Donald
Trump. Por ceremonia e përurimit, e cila do të nisë në orën 5:30 pasdite (me orën tonë lokale) do të jetë ndryshe nga ato të mëparshmet.
Njerëzit
Turmat e mëdha që normalisht qëndrojnë në Washington DC për përurimin presidencial mund të duken ndryshe këtë vit, për shkak të distancës sociale që pritet të zbatohet që të frenohet përhapja e Covid-19. Këtë vit, komiteti presidencial i inagurimit të
Biden po inkurajon njerëzit të bashkohen virtualisht, "duke nxitur publikun të mos udhëtojë dhe të marrë pjesë në aktivitetet inauguruese nga shtëpia".
Mungesa e Donald
Trump
Donald
Trump është
presidenti i katërt amerikan që bojkoton përurimin e pasardhësit. Tradicionalisht, presidentët marrin pjesë në ceremoni si simbol i dorëzimit të pushtetit udhëheqësit të ardhshëm.
Trump është
presidenti i katërt amerikan që bojkoton përurimin e pasardhësit dhe i pari që e bën këtë që kur Andreë Johnson refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e Ulysses S. Grant në vitin 1869.
Siguria
Një përurim presidencial është gjithmonë një ngjarje e sigurisë së lartë, me zyrtarë të sigurisë që deklarojnë se përgatitjet kanë qenë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë. Rreth 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare do të jenë të pranishëm në Washington DC për ceremoninë, me Pentagonin që ka verifikuar anëtarët për çdo lidhje me ekstremistët.
Nderimi i viktimave
Tema e inaugurimit të këtij viti është "Amerika e Bashkuar", njoftoi komiteti i përurimit, duke deklaruar se
presidenti i ardhshëm SHBA-së është i përkushtuar për "shërimin" dhe "bashkimin e vendit". Viktimat e Covid-19 u nderuan një ditë para inagurimit, në një ceremoni pranë Lincoln Memorial.
Biden përkujtoi më shumë se 400,000 amerikanë që ndërruan jetë nga koronavirusi. Joe
Biden dhe bashkëshortja, Jill, Kamala Harris dhe bashkëshorti Doug Emhoff, qëndruan përpara 400 dritave në nder të 400,000 viktimave.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 09:39