39 emigrantë u gjetën të vdekur në kamion duke hyrë në Angli, dy shtetas shpallen fajtor
Dy burra janë
shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe.
Migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe, në tetor të vitit 2019.
Shoferi i kamionit Eamonn Harrison (24), nga Irlanda e Veriut dhe shtetasi rumun Gheorghe Nica (43), u
gjetën fajtorë për 39 akuza të vrasjes nga një gjykatë në Londër.
Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz.
Të katër u
gjetën fajtorë për rolet e tyre në një rrjet fitimprurës kontrabande për të cilin prokurorët thanë se ishin
motivuar nga lakmia.
Gjatë gjyqit, u paraqitën fotografi të viktimave – të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.
Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe.
Sekretari i Brendshëm në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se vendimi i së hënës i gjykatës në Londër, e kishte
motivuar atë “të bënte gjithçka për të ndjekur trafikantët e njerëzve”.
Kohëzgjatja e dënimeve për personat e
shpallur fajtorë do të bëhet publik në muajin janar të vitit 2021./ REL
Shtuar më 21/12/2020,
ora 18:47