38-vjeçarja që zhvati 900 mijë euro është ish-e dashura e Bojken Lakos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçare pasi akuzohet për veprën e rëndë penale "mashtrim".

Shtetasja e kërkuar është Olesia Duka dhe akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka arritur të marrë një shtetasi plot 900 mijë euro.

Olesia Duka me profesion dentiste nuk është aspak një emër i panjohur për publikun.

Ajo ka pasur një lidhje dashurie publike më kantautorin Bojken Lako.

Në dosjen e Prokurorisë së Durrësit ka dyshime të forta që 38-vjeçarja përmes gënjeshtrës dhe mashtrimit i ka marrë shuma të mëdha financiare shtetasit I. H., që nga njohja mes tyre në nëntor 2016 dhe vazhdon të mos ia kthejë.

Hetimet kanë zbuluar se shtetasja Olesia Duka ka mashtruar edhe persona të tjerë, duke iu vjedhur shuma të mëdha parash.

Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale. /albeu.com/



Shtuar më 25/02/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori