3.8 ballë, ku ishte epiqendra e tërmetit që tronditi Shqipërinë (FOTO LAJM)

Tërmëti që tronditi pak më parë Shqipërinë qendrore kishte epiqendrën në veri të Durrësit, pikërisht në Gjirin e Lalzit.

Albeu.com raporton se ai kishte një forcë prej 3.8 të shkallës richter, por ishte thellësia e ulët që bëri të ndjehej i fortë në Durrës, Tiranë, Krujë dhe rrethe të tjera afër zonësepiqendrës.

Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej 2 kilometrash duke shkaktuar kështu tronditje të fortë në sipërfaqe.

Për momentin nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Kjo zonë ka qenë mjaft aktive kohët e fundit për tërmete. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori