375 milion lekë për tavolina, beton dhe karrige, "çmendet" Dritan Leli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli sapo ka firmosur një tender prej 37.5 milion lekësh, i cili parashikon ndërtimin e një salle mbledhjesh për këshillin bashkiak.

Nga dokumentete e siguruara prej Albeu.com mësohet se pjesë e kontratës do të jetë edhe sistemi i ngrohjes për sallën në fjalë, për të cilët Bashkia e Vlorës ka vënë në dispozicion një shumë kolosale prej 37.578.384 lekësh pa TVSH.

Leli e ka firmosur sot hapjen e procedurave, ndërsa kompania fituese do të duhet që të kryejë punimet brenda dy muajve që prej momentit kur shpallet si e tillë.

Bashkia Vlorë nuk shpjegon se për çfarë arsyesh ka vendosur që të shpenzojë një shumë kaq të madhe për sallen e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, i cili në total ka rreth 40 anëtarë.

Në tender parashikohen 57 vende duke marrë parasysh edhe ulëset e personelit ndihmës, shkruan Albeu.com.

Muajt e fundit ka një rritje të ndjeshme të tenderëve të fryrë ngë institucionet publike, periudhë e cila përkon me muaj panë gjysmës së sytë të vitit buxhetor, kur edhe njësitë duhet të japin llogari për mos kryerjen e investimeve të parashikuara.

Po ashtu, në jo pak raste, qeveria ka marrë masa që të bllokojë prokurimet që nuk janë bërë deri në periudhën korrik-gusht të vitit me arsyetimin se është shumë vonë për kryerjen e procedurave deri tek mbyllja e punimeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori