37-vjeçari vritet me thikë, në pranga gruaja dhe kunati
Një tjetër krim ka ndodhur në një familje shqiptare me banim në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë gruaja e viktimës dhe kunati i 37-vjeçarit.

Mediat italiane shkruajnë se goditjet me thikë i kanë marrë jetën një 37-vjeçari shqiptar në Vobarno, Brescia.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u vra në banesën ku jetonte së bashku me bashkëshorten. Në momentin e krimit, në banesë ishte viktima, e shoqja e tij dhe kunati i 37-vjeçarit.

Këta të fundit janë shoqëruar në polici, për tu pyetur lidhur me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor konfirmuan se bëhet fjalë për vrasje në familje, raporton ANSA. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2016, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori