37-vjeçari shqiptar terrorizon pronarin italian: Ta njoh fytyrën, di ku të gjej!
Policia italiane ka vënë në pranga një 37 vjeçar nga Shqipëria i cili akuzohet për vjedhje dhe kërcënim të një pronari të supermarket ku po vidhte.

Ngjarja ka ndodhur në Faenza dhe sipas policisë, denoncimi është bërë nga vetë pronari dhe sipas medive italiane ishte shitësja ajo që konstatoi se shqiptari po bënte sjellje të çuditshme.

Ajo njoftoi pronarin dhe më pas ata të dy u përleshën. Shqiptari nisi të hidhte drejt tij sende të forta e më pas e qëlloi.

Sipas italianit shqiptari i kishte ulëritur duke e kërcënuar, ‘të kam parë mirë, ta njoh fytyrën dhe si se ku të gjej’, e më pas e zuri me shkelma. Pastaj u largua me vrap i ndihmuar nga një tjetër që po e priste jashtë./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori