37 të arrestuar, shefi i anti-mafias italiane zbulon detajet e operacionit (VIDEO)
Anti-mafia italiane në bashkëpunim me prokurorët shqiptarë kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh anti-drogë ku u arrestuan 37 persona, 10 prej të cilëve në Shqipëri.

Sot u sekuestrua në Vlorë një gomone 11 metra e gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi.

Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho tha se ata kanë filluar të kenë bashkëpunëtorë të drejtësisë nga Shqipëria duke theksuar ndërkohë që bashkëpunimi mes dy palëve është në nivelet ku kufijtë nuk njihen dhe Italia e Shqipëri konsiderohen një territor sa i përket aspektit operacional.

“Kemi filluar të kemi në Shqipëri bashkëpunëtorë të drejtësisë me Italinë.

Një trafikant i arrestuar fillon të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë të infiltrohet dhe të bëhet i tillë për autoritetet.

Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është i drejtpërdrejtë pas asnjë pengesë. Prokurori Giusepe Volpe ka qenë i përfshirë në këtë bashkëpunim, ky është operacion i madh që kemi filluar që prej vitit të kaluar”, tha ai.
Shtuar më 30/06/2020, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori