36 vjeçari shpallet në kërkim për mbajtje municionesh
Një 36 vjeçar nga Lezha është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për mbajtje municionesh. Policia bën me dije se pas një kontrolli të kryer në ambientet e një kasolleje bagëtish, Lekë Metës, banues në fshatin Arrëz të Komunës Kaçinar në Mirditë, i'u gjetën 138 fishekë luftarak model 56.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa po punohet për kapjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori