350 dokumenta gjermane e franceze në autobuz, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Autoritet kanë ndaluar një autobuz që vinte nga Shqipëria drejt Greqisë.

Mësohet se autobuzi është ndaluar në Kompoti, Artë në Greqi dhe poshtë një sendilje janë gjetur plot 350 dokumenta identifikimi.

Mësohet se dokumentat ishin gjermane dhe franceze, të cilat ishin bosh, si dhe janë gjetur dhe 100 leje hyrje bosh gjermane.

Mësohet se në pranga ka rënë shoferi dhe pasagjeri shqiptar, 41 dhe 38-vjeç. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori