Kush tha që u shemb komunizmi?! Ministri i Ramiz Alisë, në krye të Akademisë së Shkencave
Përfundon votimi për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave duke u zgjedhur një ish-komunist, pikërisht ministri i Ramiz Alisë.

Me 35 vota pro, Skënder Gjinushi u zgjodh në krye të këtij institucioni pavarësisht kundërshtimeve të shumta të akademikëve.

"Është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re" u shpreh Gjinushi pasi u be numerimi i votave.

Gjinushi ishte i vetmi i cili kishte shpallur kërkesën për kryetar i institucionit.

Ai tha se:"Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit".

Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.

Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.

Secili vend vakant kishte nga një kandidat:

1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave
2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë
3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar
4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës
Shtuar më 24/05/2019, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori