35-vjeçari rrëzohet nga kamioni, pronarët fshehin ngjarjen e rëndë
Mjeti tip Benz Kamjocin ka qenë duke zbritur nga mali i Tomorit i ngarkuar me pllaka guri ka humbur kontrollin dhe ka rënë në përrua në Bogovë .

Gjatë humbjes së kontrollit mjetit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatjon Rama i cili është dërguar menjëherë nga mjete private në spitalin rajonal të Beratit.

Ai i është justifikur bluzave të bardha se kishte rënë nga muri i banesës. Më pas mjeku roje pranë urgjencës së Beratit ka njoftuar policinë e Beratit për këtë aksident duke zbardhur ngjarjen e vërtetë që kishte ndodhur.

35-vjecari Fatjon Rama është dërguar menjeherë në spitalin e Traumës Tirane ku kishte marë fraktura të mëdha në trup e në kokë, raporton Fax News.

E ndërsa punëtorët dhe pronarët kanë hequr mjetin që kishte rënë në përrua në fshatin Bogovë për te fshehur ngjarjen që kishte ndodhur.

Siç dihet nxjerja e pllakave të gurit është ndalur nga VKM e nxjerr nga vetë Ministri Blendi Klosi. Pronarët detyrohen që ato pllaka guri që kanë nxjerr gjatë kohës që punonin ti transportonin gjatë nates në rrugë jo të mira rrugore.

Ndërsa policia e Beratit në bashkepunim me atë të Skraparit kanë shkuar në vendngjarje ku mjeti kishte rënë dhe po kryrjnë procedurat ligjore për fshehje të aksidentit rrugor dhe transportit të paligjshëm të pllakave të gurit.
Shtuar më 06/11/2019, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori