35 milion euro fitime, shqiptari i “krimbur” në para tregon sekretin e pasurisë
Njeriu më i pasur në Shqipëri është shpallur Samir Mane.

Ai është i Balfin Group, që në 2015-ën grumbulloi 35 milion euro fitime. Gjatë një interviste në “Opinion” Mane u përgjigj se nuk ka asgjë për t’u çuditur; me gjithë bizneset që ka, mund të fitojë kaq dhe më shumë.

“Kushdo të shkojë të pyesë në QKR”, u shpreh Mane, “Si pronar i të gjitha kompanive, marr të ardhura nga të gjitha."

Kompania e tij e ndërtimit 10 milion euro, të tjera kompani të Balfin group e mbyllin vitin me 8 milion e 7 milion euro.

I pyetur nëse politika ka ndihmuar që të vërë këtë pasuri, Mane u përgjigj:

“Mua s’më ndihmon fare politika të pasurohem, sepse unë televizora shes. Nuk më duhet asnjë politikan që të shes televizorë dhe lavatriçe.” /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori