3.4 vite shërbim prove! Si do ta "vuajë" Tahiri dënimin
Nëse vendimi i shkallës së parë që shpalli fajtor Saimir Tahirin për akuzën e shpërdorimit të detyrës do të qëndrojë në fuqi edhe nga apeli i krimeve të rënda, atëherë ish-ministri i brendshëm i ka detyrim drejtësisë të paraqitet rregullisht pranë shërbimitprovës njëherë në muaj, sipas një grafiku që përpilohet nga specialistët.

I vetmi veprim që ai kryen është hedhja e një firme dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër për punë të detyruar apo punë me interes publik , siç mund të jetë puna në biblioteka apo pastrimi i ambienteve publike . Neni 59 është mjaft i qartë në këtë pikë.

Njëri nga specialistët e shërbimitprovës shpjegon për Top Channel se çfarë do të thotë vënie në provë për tre vjet.

“Nuk do të thotë punë me interes, specialisti përpilon grafik dhe ai paraqitet, ky është, si edhe ne raste të tjera të ngjashme që janë shumë”, thotë Anesti Kapllanaj, specialist i shërbimitprovës.

A hyn në fuqi menjëherë apo pritet Apeli?

“Ku lutem kjo varet nga prokurori”, thotë ai.

Me një dënim të tillë ku burgu konvertohet në vënie në provë apo thjesht “hedhje të një firme ” drejtësia ka dënuar më herët ish gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea e shpallur fajtore për korrupsion si edhe ish anëtari i gjykatës Kushtetuese dhe supreme Admir Thanza i cili ngeci në rrjetat e vettingut.

Nëse Saimir Tahiri do ta ketë apo jo të njëjtin fat do të shikohet nga qëndrimi që do të mbajnë të dyja palët, të cilat jo zyrtarisht thonë se synojnë apelin.

Saimir Tahiri u shpall i pafajshëm për tre akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup kriminal, nga një treshe gjyqtarësh të përbërë nga Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka të cilët në historikun e tyre njihen si gjyqtarët e fajësive dhe të vështirë për të deklaruar pafajësi. Të tre ata presin ende vettingun.

Ndërkohë që nga prokurorët që hetuan ish ministrin e brendshëm, dy prej tyre janë konfirmuar në detyrë , ata madje synuan edhe SPAK-un. Ndërsa aktualisht Vladimir Mara i ka hyrë garës për në këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Shtuar më 20/09/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori