Një parashutist 32-vjeçar ka rrezikuar jetën, pasi parashuta e tij është rrëzuar në fshatin Krahaxh të Delvinës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa parashutisti E. Thanasi ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të
trupit.
32-vjeçari është dërguar menjëherë në
Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është nisur drejt spitalit të Janinës për kujdes më të specializuar mjekësor.
Shtuar më 11/08/2014,
ora 20:28