31 vjeçarja në Pogradec i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit
Një 31 vjeçare në Pogradec i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit ku jetonte. Mësohet se ajo vuante kohët e fundit nga një gjendje depresive, për shkaqe që nuk janë të qarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 3 të qytetit. 31 vjeçarja me inicialet A.M., lindur e banuese në Pogradec, ka humbur jetën pasi është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, ku dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga ana e policisë bëhet me dije se dyshimet e para janë se vetëflijimi erdhi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2015, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori