E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
31-vjeçari para krimit: Të desha më shumë se veten, por s'të mjaftoi
Krimi i dyfishtë i ndodhur ditën e sotme në Tiranë me dy viktima ka tronditur thellë familjet shqiptare.

Një dashuri e nisur në kohën kur i riu ishte i martuar, ka përfunduar sot në një tragjedi të vërtetë.

Xhafer Mata qëlloi me armë zjarri 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni duke i marrë në vend jetën e më pas qëlloi dhe veten me plumb në kokë.

Burime nga familjes të Matës bënë me dije se Xhafer Mata ishte divorcuar me gruan e tij të parë dhe kishte dhe një fëmijë 1 vjeç.

Mësohet se lidhja intime mes tij dhe viktimës nga Mati ka nisur gjatë martësës, dhe është ndarë me gruan në janar të 2018 me shpresën për të krijuar një jetë më 19-vjeçaren.

Ende nuk dihet saktësisht rrethanat dhe motivet, por Xhuljeta ka kërkuar ndarjen, gjë e cila nuk është pranuar nga kuksiani.

"Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra, edhe iluzione. Kalova nete pa gjume, duke e menduar!

Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten, kjo gje nuk mjaftoi"- ka postuar në Facebook i riu, gjë e cila tregon se ishte në gjendje të rënduar emocionale. /albeu.com/



Shtuar më 08/06/2018, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori