31 raste të konfirmuara, Shkodra pret analizat edhe për 17 persona të dyshuar me COVID-19
Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.
Janë marrë edhe 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid -19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi.
Monstrat janë
dërguar në ISHP, se bashku me 2
mostra të tjera të dërguara nga SR sot në mëngjes, gjithsejt janë 17
mostra për të cilët pritet përgjigje.
Monstra e pjesëtarit të komunitetit rom që është
dërguar mbrëme në ISHP në Tiranë, ka dalë negativ.
Ndërkohë në Malësi të Madhe është marrë
mostra e një personi nga Koplik i Sipërm që kishte kontak me dy familjet dalë pozitiv në Shkodër dhe është
dërguar në ISHP Tiranë, ndërsa personat e tjerë të familjes nuk kishin shenja klinike të dyshuara, por janë vënë në karantinim, shkruan Oraneës.
Nga ISHSH, jane inspektuar dhe monitoruar rreth 62
subjekte, prej te cilave 32
subjekte kryenin sherbime, per te cikat nuk u moren masa administrative, dhe 27
subjekte u konstatuan te mbyllura.
Shtuar më 04/04/2020,
ora 19:12