300 mijë euro drogë, shkatërrohet banda shqiptare në Greqi
Pëlqej
Një tjetër bandë është shkatërruar nga policia greke në vendin fqinj.

Burime nga mediat greke bëjnë me dije se ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafikimin dhe shitjen e kokainës në Athinë.

Mësohet se në pranga kanë rënë 5 shtetas shqiptarë dhe 3 grekë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 greke dhe 1 shqiptar tjeter.

Drejtues i organizates thuhet se ishte nje shqiptar 35-vjecar, emri i të cilin nuk bëhet me dije.

Janë sekuestruar 2 kg 104 gram kokaine, 48.5 gram marijuane, 5 makina, 3 motorre, 55.810 euro, 1 pistolete me 2 krehera, 41 fisheke, 2 peshore, 20 celulare.

Fitimi nga shitja e kokaines se sekuestruar llogaritet ne 300.000 euro. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori