30 vjeçarja denoncon vjehrrën dhe burrin për dhunë
Një 30 vjeçare e cila dhunohej nga burri dhe vjehrra në mënyrë sistematike, i është drejtuar policisë në Lushnje për të bërë denoncimin. Në idhje me këtë rast, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të bashkëshortit të saj 29 vjeç dhe ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për vjehrrën 55 vjeçare. Kjo u fundit ushtronte tek nusja dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Pas denoncimit të gruas, menjëherë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i bashkëshortit të saj, Astrit Zekthi, 29 vjeç, me banim në fshatin Zhamë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për vjehrrën e së resë, Z.Z. 55 vjeç, banuese në Lushnje.

Sipas policisë, Astrit Zekthi, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, A.R. 30 vjeçe, banuese në Lushnje. Ndërsa 55 vjeçarja Z.Z., ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj nuses. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori